Studio krijuese · Faqe interneti dhe identitet vizual

Biznesi juaj, ON.

Krijojmë faqe interneti, dyqane online dhe identitete vizuale për biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

Klientë me të cilët kemi punuar

  • Next Communications
  • Rent a Car Bledi
  • Studio Legale Giancani
  • Kadria SH.P.K
  • Metohu Office
  • Shqip Inox

Shihni të gjitha 39 faqet

Shërbimet

Çfarë bëjmë

Krijojmë faqe interneti, dyqane online dhe identitete vizuale. Ju ndihmojmë të gjendeni në Google.

Të gjitha shërbimet
  • Faqe interneti

    Faqe të personalizuara, të shpejta dhe të lehta për t’u përdorur.

  • Dyqan online

    Shisni online dhe menaxhoni lehtë produktet e porositë.

  • Identitet vizual

    Logo, ngjyra dhe tipografi që e bëjnë biznesin tuaj të dallueshëm.

  • SEO dhe Google

    Që klientët t’ju gjejnë më lehtë në Google.

Projekte të zgjedhura

Faqe interneti që kemi ndërtuar

Studio ligjore, kompani ndërtimi, biznese makinash me qira, media dhe agjenci udhëtimesh. Çdo faqe i përshtatet biznesit që përfaqëson.

Të gjitha projektet

Si punojmë

Si zhvillohet një projekt

  1. 01

    Njohja

    Njihemi me biznesin tuaj, klientët dhe synimet që keni. Përcaktojmë së bashku çfarë duhet të ofrojë faqja dhe si duhet të duket.

  2. 02

    Dizajni

    Krijojmë një dizajn të veçantë për ju. E shihni si do të duket faqja në telefon dhe kompjuter përpara se të nisë programimi.

  3. 03

    Zhvillimi

    E ndërtojmë faqen që të jetë e shpejtë, e sigurt dhe e lehtë për t’u përditësuar. E provojmë në pajisje të ndryshme.

  4. 04

    Publikimi

    Kontrollojmë faqen, konfigurojmë mjetet e Google për kërkimin dhe statistikat, pastaj e publikojmë. Ju tregojmë si ta përdorni dhe ta përditësoni.

Pse MarketingOn

Çfarë mund të prisni

Një faqe e mirë interneti u përgjigjet pyetjeve të klientëve përpara se ata t’ju telefonojnë. Çdo faqe e ndërtojmë me këtë qëllim.

  • Dizajn i personalizuar

    Çdo faqe krijohet për biznesin dhe identitetin tuaj. Nuk përdorim modele të gatshme.

  • Faqe që hapen shpejt

    E optimizojmë faqen që të hapet shpejt, edhe kur lidhja me internetin është e ngadaltë.

  • Në disa gjuhë

    Ndërtojmë faqe në shqip, anglisht dhe italisht, për klientë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

  • Komunikim i drejtpërdrejtë

    Flisni drejtpërdrejt me personin që krijon dhe ndërton faqen tuaj.

Nga blogu

Artikuj për faqet e internetit, SEO dhe marketingun

Të gjithë artikujt

Gati për të kaluar ON?

Na tregoni për biznesin tuaj dhe ju përgjigjemi brenda 24 orësh me një propozim të qartë.